Lajme
Hoxhaj: Kufijtë në Ballkan janë vendosur
Hoxhaj ka thënë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung” se kufijtë në Ballkan tashmë janë vendosur dhe ata janë të paprekshëm
“Kufijtë në Ballkan janë vendosur”, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxha. Gazeta gjermane shkruan se si kosovarët, sidomos të rinjtë janë lënë të vetmuar nga Evropa. Të gjitha shtetet e Ballkanit, përveç Kosovës gëzon lëvizjen e lirë në zonën Shengen.
Ministri Hoxhaj i ka thënë gazetës gjermane se Kosova tashmë ka bërë përparime të dukshme dhe është në pritje të një udhërrëfyesi.
“Kosova gjithmonë ka qenë një shtet evropian. Prandaj Evropa është caku ynë kryesor”, ka theksuar Hoxhaj. Duke iu referuar situatës së sigurisë në tri komunat e veriut të Kosovës, gazeta shkruan se derisa bashkëjetesa në pjesën më të madhe të Kosovës funksionin, ngec edhe më tutje në veri.
Serbia mbështet strukturat paralele shtetërore të policisë, derisa barrikadat tregojnë mbetjet e luftës nga viti 1999. Si rrjedhojë Beogradi edhe më tutje nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e shpallur në vitin 2008.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë












