Lajme
Hoxhaj: ndarja e Kosovës mund të ndodhë
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, paralajmëron seriozisht se ndarja e Kosovës mund të ndodhë. “Rreziku është shumë real dhe kjo mund të ndodhë. Kjo varet nga reagimi i fuqive të mëdha për situatën në veri. Varet nga ajo sesi NATO-ja do të mbështesë prezencën e KFOR-it në pjesën veriore.
Varet gjithashtu nga ajo se sa do të ketë presion diplomatik ndërkombëtar mbi Beogradin. Nëse nuk ka presion, realiteti është se ndarja e Kosovës do të ndodhë”, ka thënë Hoxhaj në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Reuters.
Ministri Hoxhaj ka përsëritur qëndrimin e Kosovës se bazë e krejt problemeve është politika destrukive e Beogradit. Ai ka paralajmëruar se ndarja e Kosovës, hap Kutinë e Pandorës dhe mund të ketë pasoja për rajonin.
“Thelbi i problemit është se Serbia dëshiron ta ndajë Kosovën dhe ta marrë veriun. Ndarja do ta hapë kutinë e Pandorës ku josiguria, jostabiliteti dhe dhuna mund të përhapen në krejt rajonin në përmasa të paimagjinueshme”, ka pohuar kryediplomati kosovar. Qëndrimet e tij janë në kundërshtim me ato të kryeministrit Hashim Thaçi, që ka pohuar se skenari i Serbisë për ndarjen nuk mund të realizohet kurrë.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











