Lajme
Hoxhaj në OKB: “Serbia ka hezituar që t’i implementojë marrëveshjet e nënshkruara”
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka diskutuar për Kosovën
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enever Hoxhaj ka folur për disa çështje. Duke folur për gjendjen në veri të Kosovës, ministri Hoxhaj, ka thënë se Kosova dhe qytetarët e saj janë të shqetësuar shumë kur është fjala për situatën në tri komunat veriore.
Sipas Hoxhajt, duke shkelur Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, Serbia ende mban policinë dhe strukturat ilegale të sigurisë në këtë pjesë të Kosovës dhe se situata është shumë e tensionuar, dhe se këto struktura janë duke mbajtur të barrikaduar pjesën veriore.
Sipas tij, për shkak të kësaj situate u bë e pamundur për institucionet t’i integrojnë serbët e veriut dhe të zbatojnë Planin e Ahtisaarit. Hoxhaj ka kërkuar nga Serbia që të ndal dhunën dhe të tërheqë njësitet e saj policore, të sigurisë dhe ato paramilitare nga veriu i Kosovës.
Duke folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ministri Hoxhaj ka thënë se Serbia ndonëse ka nënshkruar marrëveshjet ka hezituar që t’i implementoj ato. Hoxhaj ka thënë se edhe pse është arritur marrëveshja Serbia vazhdimisht ka tentuar të pengoj përfaqësimin e Kosovës dhe se për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës, ka bojkotuar takimet.
Ndërsa ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, ka theksuar se prej periudhës së raportimit Kosova është duke e kërcënuar komunitetin serb që jeton atje. Jeremiq ka përmendur disa incidente të cilat sipas tij, janë bërë më qëllim nga institucionet kosovare.
Ai ka theksuar rastet e arrestimit të disa pjesëtarëve të MUP-it, ndiserb të cilët ishin arrestuar muaj më parë në Kosovë. Ai ka thënë se ekstremistët shqiptar janë duke penguar arritjen e një zgjidhje paqësore.
Gjithashtu Jeremiq ka theksuar se vazhdimisht është duke u kërcënuar edhe trashëgimia kulturore serbe në Kosovë. Ai ka thënë se qindra serb janë spastruar etnikisht dhe janë larguar nga Kosova.
Kurse shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif, është shprehur se pret që bashkësia ndërkombëtare të angazhohet më shumë dhe të intensifikojë përpjekjet për tu ballafaquar me çështjet fundamentale me të cilat ballafaqohet Kosova.
„Ajo çfarë kemi punuar deri sot nuk mjafton për stabilitetin dhe është pafalshëm jo efikase për arritjen e paqës së qëndrueshme në rajon”, ka thënë Zarif në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku u prezantua raporti tremujor për gjendjen në Kosovë.
Sipas shefit të UNMIK-ut, pritet që Beogradi të formojë qeverinë e re dhe shpreson që ajo do të mirret më seriozisht me çështjen e Kosovës.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord












