Kosova

Hoxhaj në Tiranë: Së shpejti pa dogana mes Kosovës dhe Shqipërisë

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Tiranë ku ka takuar krerët institucional.

Me anë të një njoftimi zyra e kryeministrit, ka treguar në lidhje me temat të cilat janë diskutuar në Tiranë.

Njëra nga temat ishte edhe largimi i doganave mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Sot pata takime të mira me krerët shtetëror në Shqipëri ku folëm për bashkëpunimin e mirë të dy vendeve. Kosova çdo herë e ka pasur derën e hapur në Shqipëri dhe ne jemi falënderues për mbështetjen e Shqipërisë në forcimin e shtetësisë së Kosovës. Në këto takime folëm konkretisht edhe për temat më specifike që duhet të adresohen në javët e ardhshme, por edhe tema tjera të koordinimit të shteteve tona në rajon dhe botë. Një nga temat ku u dakorduam se ka vullnet të ecet përpara mes dy qeverive tona është heqja e doganave në një të ardhme jo të largët”, tha zëvendëskryeministri Hoxhaj.