Lajme
Hoxhaj, vizitë zyrtare në Jordani
Kjo vizitë e ministrit Hoxhaj pritet të ketë efekte të rëndësishme në forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve
Me ftesë të homologut jordanez, Nasser Judeh Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Mbretërinë e Jordanisë.
Gjatë kësaj vizite, ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jordanisë, me zyrtarë të tjerë të lartë të këtij shteti, si dhe me përfaqësues diplomatikë të vendeve të tjera të akredituar në Jordani.
Sipas një njoftimi për media të lëshuar nga Ministria e jashtme, ministri Hoxhaj do të njoftojë zyrtarët e lartë jordanezë dhe të shteteve të tjera për progresin e arritur në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, si dhe me proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova.
Duke marrë parasysh rolin e rëndësishëm të Jordanisë në botën arabe dhe më gjerë, vizita zyrtare e ministrit Hoxhaj në këtë vend pritet të ketë efekte të rëndësishme në forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve dhe në forcimin e subjektivitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











