Lajme
Hudhra, efektet e jashtëzakonshme për shëndetin
Ekspertët shëndetësorë thonë se për shekuj hudhra është konsideruar si një ilaç i shenjtë dhe besohej se mund të shëronte çdo sëmundje që nga të ftohurit deri te Murtaja. Hudhra është mjaft e dobishme për organizmin tonë.
Ja cilat janë disa nga vetitë e saj shëruese: Së pari hudhra ka veti të fuqishme antibiotike dhe përdorimi i saj në mjekësinë tradicionale ka qenë edhe shpëtues i jetëve para se të zbulohej penicilina. Disa analiza laboratorike kanë dëshmuar edhe se allicina mund të vrasë edhe stafilokokun aureus rezistent ndaj meticilinës (MRSA).
Hudhra po ashtu na mbron edhe nga kanceri. Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë shumë hudhër kanë më pak prirje të preken nga kjo sëmundje famëkeqe.
Hudhra po ashtu mbron nga shumë probleme të zemrës, pasi relakson enët e gjakut, duke reduktuar presionin e gjakut. Përbërësit e hudhrës edhe klinikisht kanë dëshmuar se ndihmojnë arteriet të pastrohen nga kolesteroli, si edhe e bën gjakun më pak të ‘ngjitshëm’ dhe më pak të prirë për të krijuar mpiksje.
Antioksidues – hudhra ka 1% te forcës se penicilinës dhe mund t’i luftojë një numër të bakterieve, si Listeria, Salmonella, Cryptococcal meningitis, Candida albican dhe ZStaphylococcus.
Problemi me shumicën e antibiotikëve është se bakteria krijon rezistencë ndaj tyre, por kjo nuk ndodh ndaj hudhrës.
Aknet. Shumë prej kompanive pasurohen me anë të shitjeve të produkteve dhe kremrave të ndryshme për të mbajtur lëkurën të pastër. Por, në fund rezultati është zhgënjyes. E kombinuar me produkte të tjera, hudhra mund të jetë një shëruese mjaft e mirë për lëkurën. Një thelb hudhre në ditë përmirëson shëndetin tuaj, ndërsa dy deri në tre thelbinj në ditë ju ndihmojnë për të parandaluar ftohjen.
Kur e përdorni në ushqime, ju duhet të prisni deri në 10 minuta pas gatimit të tyre dhe më pas të shtoni hudhrën.
Mpiksja e gjakut – Provat klinike, të cilat janë publikuar në Journal of Hypertension, kanë treguar se presioni i gjakut të vullnetarëve është zvogëluar nga 1-5% pasi kanë marrë hudhër. Kjo mund të zvogëlojë shanset për goditje (pika në tru) për 30-40% dhe sëmundjen e zemrës për 20-25%.
Hudhra është më së shumti efektive kur shtypet dhe ndahet në pjesë, duke u përdorur ashtu siç është.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025












