Lajme
Hulumtimi: Të rriturit përballen më mirë me krizën e pandemisë
Që nga fillimi i krizës së koronavirusit, është pohuar se të moshuarit do ta kenë përjetojnë më vështirë kohën gjatë pandemisë, por një studim i kryer në Zvicër e hedh poshtë këtë teori.
Në fund të majit, Instituti i Kërkimeve “Sotomo” kishte realizuar një anketë nën moton “Si jeni?”. Janë anketaur 10,000 njerëz në zonën gjermanishtfolëse të Zvicrës, se si e kanë kaluar me pandeminë. Rezultatet janë publikuar në “Tagess Anzeiger”, përcjell Albinfo.ch.
Sipas sondazhit, 59 për qind e njerëzve mbi moshën 65 vjeç thonë se kriza nuk ka prekur ata, as pozitivisht, as negativisht. Në këtë grup, ndjenja e mirënjohjes dhe kënaqësisë ishte rritur gjatë krizës, shumë njerëz e kuptuan se sa të privilegjuar janë qytetarët e Zvicrës.
Në të kundërtën, në grupmoshat 14-24 vjeçe, vetëm 40 për qind e të anketuarve dhanë një vlerësim pozitiv të krizës. Ekziston një ndjenjë në rritje e mirënjohjes midis këtyre njerëzve, por edhe e stresit dhe tensionit.
Sipas ekspertëve, nga ata të përfshirë në studim, të rinjtë ishin më të prekur nga kriza. Në të rriturit, anasjelltas. Shpjegimi është se brezi i vjetër, i cili i mbijetoi luftërave dhe viteve të pasluftës, ka përjetuar më shumë raste urgjente dhe ka më shumë përvojë në këtë fushë.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar















