Shkurt.ch
Humb jetën kosovari gjatë punës
29 vjeçari nga Kosova qe rrëzuar nga shkallët, të shtunën, gjatë pastrimit të dritareve të një ndërtese në Bernë
Të dielën në mbrëmje ka vdekur në Bernë nga plagët e marra gjatë punës një punëtor kosovar i një ndërmarrjeje të pastrimit. 29 vjeçari nga Kosova qe rrëzuar nga shkallët, të shtunën, gjatë pastrimit të dritareve të një ndërtese në Bernë, shkruan bielertagblatt.ch.
Ishte ora 11.30 kur një kolegë i tij i punës kishte dëgjuar një krismë të fuqishme dhe pas kësaj e kishte parë kosovarin të shtrirë para dyerve të bodrumit të ndërtesës. Lartësia nga e cila ishte rrëzuar ishte tri metra, kanë konstatuar hetimet e bëra deri më tash.
Si pasojë e rrëzimit, ai kishte pësuar lëndime të rënda në kokë dhe ishte dërguar në spital, ku, një ditë më vonë kishte ndërruar jetë.
Hetimet për rrethanat e aksidentit tragjik janë duke vazhduar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern











