Shkurt.ch
Humbin jetën babai me të birin
Aksidenti ka ndodhur në autostradën në Walterswil deri sa ata ktheheshin nga pushimet jashtë vendit
Në një fatkeqësi të rëndë trafiku në Walterswil të kantonit Solothurn kanë humbur jetën babai dhe i biri, ndërsa një grua ka pësuar lëndime. Siç bën të ditur policia e Kantonit të Aargaut, pjesa e autostradës ku ka ndodhur aksidenti është dashur të bllokohej që nga ora 9.30 deri rreth orës 14.00.
Një burrë dhe një grua me fëmijën e vogël, po vinin drejtpërdrejtë nga pushimet verore. Dhe, sipas një zëdhënësi të policisë, “me gjasë nga stërlodhja prej udhëtimit të gjatë, ndodhi aksidenti”. Makina së pari goditi mbrojtëset në të djathtë të rrugës dhe duke tejkaluar ato, u ndal vetëm pasi që u përplas me kulm në shtegun e autostradës për tejkalim.
Nga forca e përplasjeve mbetën të vdekur babai dhe djali i tij i vogël. Ndërsa gruaja ka pësuar lëndime.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Zvicër
-
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? Numri i lejeve për blerjen e armëve është rritur ndjeshëm në vitin 2025... -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër












