Lajme
Humbin jetën tre të rinj në një aksident trafiku në kantonin St.Gallen
Sipas policisë së kantonit të St.Gallenit, dy të rinj ishin tashmë të vdekur kur kishin arritur punonjësit e shpëtimit në vendin e aksidentit
Në një aksident trafiku në Niederuzwil, St. Gallen, gjatë natës së mbrëmshme kanë humbur jetën tre të rinj.
Policia bën të ditur se një makinë ka dalë nga korsia mbrëmjen e së premtes në orën 23:30 në Bahnhofstrasse të Niederuzwil-it, shkruan srf.ch. Ajo ka kaluar trotuarin në të djathtë, është përplasur në një barrierë mbrojtëse dhe është ngritur në ajër. Pasi ka fluturuar disa metra në ajër, ajo është përplasur në një mburojë të përroit, transmeton albinfo.ch. Makina më pas është përmbysur dhe ka rrëshqitur përgjatë një parkingu, ku më në fund është ndalur.
Ekspertët po merren me rrethanat e aksidentit
Sipas policisë së kantonit të St.Gallenit, dy të rinj ishin tashmë të vdekur kur kishin arritur punonjësit e shpëtimit në vendin e aksidentit. Reanimimi i menjëhershëm i një personit të tretë u desh të ndërpritet pai mjekët konstatuan edhe vdekjen e tij. Një vajzë 20-vjeçare e lënduar është dërguar në spital nga mjekët.
Një 16-vjeçare ka marrë ndihmën e parë nga shërbimi i shpëtimit dhe më pas është dërguar në spital nga Rega. Tre shtetasit zviceranë të vdekur ishin nga 19 deri në 22 vjeç dhe jetonin në kantonin St.Gallen, përcjell albinfo.ch. Sipas policisë së kantonit, nuk është e qartë nëse të gjithë të përfshirë në aksident ishin në makinë apo në parking.
Zyra e prokurorit publik ka ngarkuar specialistë të ndryshëm nga policia kantonale e St.Gallenit për të analizuar provat dhe për të hetuar rrethanat e aksidentit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 Eksportet zvicerane arritën një nivel të ri rekord në vitin 2025, të nxitura nga kërkesa e... -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia













