Lajme
Humbin paratë në kazino dhe kërcënuan një grua
I pari është dënuar me 28 muaj burg, derisa i dyti me dy vjet, si dhe janë dënuar me gjoba dhe ndalim të hyrjes në Zvicër. Ata që 336 ditë ishin në paraburgim
Gjykata e Qarkut në Winterthur ka dënuar dy shqiptarit, të cilët kishin lidhur një grua dhe e kishin kërcënuar atë duke i kërkuar para, shkruan ‘landbote.ch’.
Dy shqiptarët kishin qenë në një kazino dhe pas saj, kishin bastisur një shtëpi ku ndodhej një grua. Ata e lidhën gruan mbi krevat dhe ia mbyllën gojën, derisa i kërkuan 85 mijë franga, përcjell albinfo.ch.
Njëri prej tyre dëshironte 20 mijë franga, pasi i kishte humbur në kazino, ndërsa tjetri ishte si turist në qytetin e Cyrihut, derisa më pas kishin hyrë në shtëpinë private.
E tërë ngjarja kishte ndodhur më 16 mars të vitit të kaluar, kur dy shqiptarët po udhëtonin nga Gjermania në Zvicër. Ata kishin shkuar në kazino dhe kishin humbur shumë para. Në mëngjes ishin larguar dhe kishin bastisur një shtëpi, duke menduar se nuk ishte askush, por në fakt, në shtëpi ndodhej një grua që e lidhën dhe e kërcënuan.
Ata kishin gjetur gjashtë mijë franga, orë të shtrenjta dhe stoli ari, që kapnin vlerën e 85 mijë frangave. Shqiptarët u larguan në drejtim të Singen, por policia i kishte ndaluar dhe i kishte arrestuar dhe është konstatuar se ata kishin hyrë në shtëpinë e asaj gruaje.
Të dy shqiptarët janë penduar për veprën që e kanë bërë dhe kanë thënë se nuk e kanë idenë se si ka ndodhur ngjarja, derisa nuk është në natyrën e tyre që të grabitin e të kërcënojnë, por, e tërë kjo ka ndodhur për shkak se kishin humbur paratë në kazino.
I pari është dënuar me 28 muaj burg, derisa i dyti me dy vjet, si dhe janë dënuar me gjoba dhe ndalim të hyrjes në Zvicër. Ata që 336 ditë ishin në paraburgim.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”














