Sport
Humbja e radhës e Kosovës, 0:2 nga Turqia
Ndonëse në pjesën e parë të ndeshjes u mbajtën mirë, sidomos falë mbrojtjes shembullore të portierit, Ujkani, futbollistët e Kosovës nuk mundën të përballojnë në pjesën e dytë ekipin turk me shumë më tepër përvojë
Kosova humbi me rezultatin 0:2 nga Turqia, duke pësuar kështu humbjen e tretë me radhë në kualifikimet për Kampionatin Botëror të Futbollit që zhvillohet në vitin 2018 në Rusi.
Ndonëse në pjesën e parë të ndeshjes u mbajtën mirë, sidomos falë mbrojtjes shembullore të portierit, Ujkani, futbollistët e Kosovës nuk mundën të përballojnë në pjesën e dytë ekipin turk me shumë më tepër përvojë.
Të dy golat, Turqia i shënoi në një interval të shkurtë kohor, gjegjësisht në minutën 51 dhe në atë 55 (Yilmaz dhe Sen).
Rastin më të mirë për Kosovën e pati Valon Berisha, i cili në minutën e 45-të qëlloi shtyllën me një goditje nga afërsia.
Në minutën e 60-të Rrahmani pati një shans për të shënuar me kokë, por portieri turk ishte në lartësinë e detyrës. Ndërsa goli i shënuar në minutën 80 u anulua pasi që Berisha, i cili ia kishte pasuar topin Muriqit kishte qenë në pozicion jashtë loje.
Kosova mbetet në vendin e fundit në Grupin I me vetëm një pikë ndërsa Turqia tash ka grumbulluar pesë pikë.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











