“Humor, muzikë dhe bakllava” për të huajt e moshuar

Takimi mbahet këtë të shtunë, më 27 tetor dhe fillon në orën 14.00, në Shtëpinë e Pleqve “Altersheim Limmat” , Limattstrasse 186, Cyrih

Projekti “HEKS AltuM-Ater und Migration” i qendrës regjionale Cyrih-Shafhauzen të HEKS-it (organizatës humanitare Kishës së reformuar të Zvicrës) ofron prej tre vitesh mbështetje kompetente dhe njohuri profesionale për të huajt e moshuar  dhe migrantët e moshës mbi 55 vjeçare që jetojnë në kantonin e Cyrihut.

Një herë në vit organizohet takimi “Altum Vernetzungstreffen” në të cilin marrin pjesë më shumë se njëqind të moshuar, përfaqësues institucionesh të kulturave të ndryshme si dhe përfaqësues të autoriteteve të qytetit të Cyrihut.

Në këtë mënyrë kultivohet mirëkuptimi në mes të njerëzve në Zvicër dhe atyre të vendve të tjera”, thuhet në komunikatën e organizatorëve të këtij takimi.

Në këtë takim që mban moton “Humor, muzikë dhe bakllava” do të ketë pika muzikore dhe të humorit. Do të paraqitet grupi që kultivon muzikë nga Ballkani dhe Evropa Lindore “Baklava”, kori “Chor Romantici”, Maria Höhn dhe humoristi Claude Messer.

Gjithashtu mikpritësit do të ofrojnë edhe një apero.

Takimi mbahet këtë të shtunë, më 27 tetor dhe fillon në orën 14.00, në Shtëpinë e Pleqve “Altersheim Limmat” , Limattstrasse 186, Cyrih. Atje shkohet me tramvajët nr. 4, 13 dhe 17 (në drejtimin Limmatüplatz/Escher-Wyss-Platz) deri në stacionin Quellenstrasse