Kosova
Hungaria, kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE
Hungaria rinovon mbështetjen për Serbinë, një strategji e saj kjo për të penguar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, OKB dhe Këshillin e Evropës, përcjell albinfo.ch.
Hungaria madje ka paralajmëruar edhe rrëzimin e aplikimit nga ana e Kosovës për në BE.
Euronews shkruan se ky vendim vjen në një kohë pak më të zbutur midis Serbisë dhe Kosovës.
“Pranimi i parakohshëm i Kosovës nga entitete të ndryshme evropiane mund të rrezikojë pajtimin”, thotë Péter Szijjártó, ministër i Jashtëm i Hungarisë.
“Prandaj, nëse votohet se a do të pranohet Kosova si anëtare e Këshillit të Evropës, qeveria do të votojë kundër”, tha Szijjártó, në një takim në Ministrinë e Jashtme të Hungarisë në Budapest.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve Me 108 vota pro dhe 63 kundër, këshilli kantonal i Cyrihut miratoi një kundërpropozim për një... -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide










