Lajme
Hungaria ndalon hyrjet për shtetasit e huaj
Prej 1 shtatorit, të huajt pa leje qëndrimi do të ndalohen të hyjnë në Hungari. Hungarezët që kthehen në Hungari do të duhet të hyjnë në karantinë 14-ditore, pa marrë parasysh se nga cili vend do të vijnë, bën të ditur ambasada shqiptare në Hungari, përcjell Albinfo.ch.
“Nga 1 shtatori ata mund të lënë karantinën vetëm pas dy testeve negative. Ata që vendosen në karantinë për shkak të hulumtimit të kontakteve mund të dalin nga karantina pas dy rezultateve negative të testit të marra brenda pesë ditësh dhe me hapësisë të paktën dy ditë nga njëra-tjetra. Shteti do të mbulojë kostot e lidhura me hulumtimin e kontakteve, por jo kostot e testeve të atyre që kthehen nga jashtë. Udhëtimet për qëllime biznesi dhe kolonat ushtarake do të lejohet të hyjnë, si dhe do të ketë një korridor humanitar”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Një dekret për kalimin kufitar, i botuar të dielën, më 30 gusht, detajon listën e plotë të përjashtimeve nga ndalimi i hyrjes. Sipas dekretit të qeverisë, nga 1 shtatori mund të hyjnë në Hungari vetëm:
– ata shtetas të huaj që kanë leje qëndrimi hungareze të përhershme ose leje qendrimi mbi 90 ditë. Të huaj të tjerët që lejohen në Hungari janë:
– atletë ose sportistë profesionistë me punë në Hungari;
– ata që kryejnë vizita zyrtare;
– transportuesit e mallrave;
– ata që mund të provojnë se kanë pasur koronavirus në gjashtë muajt e fundit;
– ata, prezenca e të cilëve është e nevojshme për procedurat zyrtare që vijojnë në Hungari;
– ata që ndjekin aktivitete biznesi;
– studentë që studiojnë në Hungari;
– ata që mund të provojnë se janë të ftuar në ngjarje familjare, siç janë dasmat; funeralet ose pagëzimet;
– ata që marrin pjesë në ngjarje sportive, kulturore ose kishtare (jo spektatorët);
– ata që duhet të kujdesen për një të afërm në shtëpi.
Shtetasit e huaj që kanë arsye të tjera për të hyrë në Hungari duhet të paraqesin një kërkesë në anglisht ose përmes një avokati.
Hungarezët që kthehen nga jashtë, ose ata anëtarë të familjes që jetojnë jashtë, mund t’i nënshtrohen ekzaminimeve të detyrueshme shëndetësore dhe nëse vërtetohet se janë të infektuar, duhet të shkojnë në karantinë shtëpiake ose në spital.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë










