Shkurt.ch
Hyn në fuqi sistemi i mbrojtjes së kufijve të BE-së, “Eurosur”
Të gjitha shtetet anëtare të BE-së përmes këtij sistemi të komunikimit do të shkëmbejnë informacionet në mes vete dhe me agjencinë e BE-së për mbrojtje të kufijve Frontex
Sot, më 2 dhjetor qe paraparë hyrja në fuqi e sistemit evropian të kontrollimit të kufijve, Eurosur. Ky sistem nënkupton që të gjitha shtetet anëtare të BE-së përmes këtij sistemi të komunikimit të shkëmbejnë informacionet në mes vete dhe me agjencinë e BE-së për mbrojtje të kufijve Frontex.
Informacionet kanë të bëjnë me lëvizjet e dyshimta që regjistrohen në kufijtë e jashtëm të shteteve të Bashkimit Evropian. Kjo do të mundësojë që policët, rojat e brigjeve detare etj. në të gjitha shtetet e BE-së do të kuptojnë afërsisht në të njëjtën kohë se ku është duke ndodhur diçka.
Eurosur (European Border Survellance System) mendohet të lehtësojë marrëveshjen në mes vete dhe të ndihmojë autoritetet që të veprojnë më shpejtë. Deri më tash vendet e ndryshme kane mbikëqyrur vetëm regjine të caktuara të bregdetit ndërkohë që pjesë të shumta, të mëdha kanë mbetur pa mbikëqyrje.
Sistemi, i cili do të jetë aktiv në ujë, në tokë dhe në ajër duhet të luftojë migracionin ilegal, trafikun me droge dhe me qenie njerëzore, shkuan dpa. Një nga synimet është edhe shpëtimi i refugjatëve që janë në rrezik të mbytjes në ujëra. Fillimisht me Eurosur-in startojnë 18 vende të BE-së dhe Norvegjia, tetë vendet tjera të BE-së, në mesin e të cilave edhe Gjermania, do të hyjnë në këtë sistem pas një viti.
Ky sistem ende pa filluar të zbatohet ka ngjallur kritika nga partitë e majta. Ato drejtojnë akuza se kështu Evropa po behet një kështjellë vështirë e arritshme për të tjerët.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











