Lajme
Hyrje-daljet me pagesë për Serbi
Në pikat që janë të Kosovës, sigurimi do të paguhet në vlerë prej 50 euro, ndërsa në ato të Serbisë, dyfish më shumë
Policëve në pikat kufitare në mes të Serbisë qendrore dhe Kosovës iu është dërguar njoftimi, se që nga java e ardhshme duhet të paguhet sigurimi për automjetet, për dikë deri në 100 euro, për të hyrë në territorin e Serbisë, njofton e përditshmja serbe Blic.
Sipas njoftimeve, në pikat që janë në territorin e Kosovës dhe nën autoritetin e Prishtinës, sigurimi do të paguhet në vlerë prej 50 euro, ndërsa në ato të Serbisë, dyfish më shumë.
Kjo urdhërese, sipas Blicit, do të duhej të zbatohej nga e hëna edhe në Jarinë në veri të Kosovës, por nga kjo është hequr dorë dhe njëherë do të zbatohet vetëm në Merdarë dhe Konçul.
Urdhëresa për pagesën e sigurimit të automjeteve praktikisht , sipas Blicit, nënkupton që, nëse nga Serbia dikush udhëton në Kosovë me tabelat e regjistrimit të cilitdo qytet, sigurimi kushton 50 euro.
Në anën tjetër, kur hyhet në territorin e Serbisë, sigurimi do të paguhet vetëm për automjetet me tableat KS, ndërsa autmojetet me tabelat e reja RKS, do të marrin targa provuese, të cilat do të kushtojnë shumë më lirë.
Serbëve të veriut të Kosovës, për të cilët aktualisht është shtyrë vendimi, me kohë do të jenë të detyruar të marrin tabelat e Kosovës. Në të kundërtën do të paguajnë rreth 100 euro kur të hyjnë në Serbi.
Siç ka bërë të ditur Blic, sigurimi për automjete, paguhet për shkak se Kosova nuk është në listën e vendeve, që përdorin kartonin e gjelbër.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës











