Lajme
Hyseni demonstrativisht ikën nga mbledhja e Bratislavës
I irrituar me mbishkrimin “Kosovo/UNSCR 1244/1999”, ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni lëshon mbledhjen në Bratislavë
Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, i cili me ftesë të Robert Kalinak, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme të Republikës Sllovake, aktualisht Kryesues i Këshillit të Bashkimit Evropian, kishte udhëtuar për në Bratislavë, për të marrë pjesë në Konferencën e tretë Ministrore të Procesit të Pragës, ka lëshuar tubimin në shenjë proteste me de nominimin që i është vendosur Kosovës (Kosovo/UNSCR 1244/1999).
Kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë së punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.
“Ky de nominim është i papranueshëm” ka theksuar ministri Hyseni, duke shtuar se “nëse i bëhet çfarëdo reference Rezolutës 1244, duhet t’i bëhet referencë e qartë edhe mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Pavarësinë e Kosovës, në pajtim me marrëveshjen e arritur në Bruksel, pra në pajtim me fusnotën e cila është aplikuar edhe në MSA të nënshkruar midis Kosovës dhe BE-së”.
Ministri Hyseni po ashtu theksoi se vetëm muaj më parë, ai kishte nënshkruar me FRONTEX-in marrëveshje bashkëpunimi me atë de nominim që ishte dakorduar edhe Brukseli, ku i bëhet referencë e qartë edhe mendimit të GJND-së.
“Kjo konferencë si dhe vet Procesi i Pragës si i tillë synon të forcoj edhe me shumë partneritetin midis vendeve pjesëmarrëse në fushën e migrimit të paligjshëm”, ka thënë ai.
Ministri kosovar ka theksuar në fund se Republika e Kosovës do të kthehet në këtë nismë posa të bëhen korrigjimet e nevojshme në pajtim me marrëveshjen e Brukselit për përfaqësimin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












