Kosova
I dyshuari për vrasjen e 35-vjeçares ka vrarë veten
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare, ka vrarë veten, përcjell albinfo.ch.
Sveçla ka deklaruar se përkundër negocimit, Halili ka refuzuar të dorëzohet dhe ka vrarë veten.
Tutje, ka thënë se Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.
“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar Sveçla.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët Me 86 nga 100 pikë të mundshme, Zvicra kombinon një mjedis të qëndrueshëm ekonomik, arsim të... -
Rritet pesimizmi financiar në Zvicër -
Çmimet e naftës: Këshilli Federal refuzon ndërhyrjen -
Kompanitë në Indeksin e Tregut Zviceran lëshojnë 663 milionë ton CO2 -
Crans-Montana: Një i dyshuar bashkëpunon me drejtësinë












