Lajme
I hiqet pasaporta zvicerane pasi fshehu të kaluarën kriminale
Kantoni i Neuchâtel revokon natyralizimin, burri rikthehet në statusin e të huajit në Zvicra
Një burrë rreth të 40-ave ka humbur shtetësinë zvicerane pasi autoritetet zbuluan se ai kishte fshehur të kaluarën e tij kriminale gjatë procesit të natyralizimit, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportimeve mediale të publikuara të martën, ai kishte mbërritur në Zvicra në vitin 2003 si azilkërkues. Në vitin 2009 kishte marrë lejeqëndrimin tip B, ndërsa në vitin 2014 kishte siguruar lejen e përhershme të qëndrimit, tip C.
Në vitin 2015 ai kishte aplikuar për natyralizim në kantonin e Neuchâtel, duke u bërë shtetas zviceran një vit më vonë.
Megjithatë, në vitin 2020 ai u dënua për disa vepra penale që lidhen me transfere të dyshimta parash midis Zvicrës dhe vendeve të huaja. Gjatë këtij procesi, autoritetet kantonale zbuluan se ai kishte pasur precedentë penalë edhe para se të aplikonte për shtetësi – informacion që nuk e kishte deklaruar.
Si pasojë, autoritetet e Neuchâtel-it vendosën t’ia revokojnë natyralizimin. Aktualisht, ai nuk gëzon më shtetësinë zvicerane dhe konsiderohet sërish shtetas i huaj. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gzim Rama, i vetmi politikan me rrënjë shqiptare që kandidon për qeverinë komunale të Moudon-it në gjithë kantonin e Vaud-it Moudon, një nga qytetet historike të kantonit Vaud, po hyn në fazën vendimtare të zgjedhjeve komunale.... -
Itali
20-vjeçari shqiptar humb jetën, hidhet në det pasi rrahu nënën -
Zvicër
Elmonda Bajraliu kandidate në zgjedhjet komunale të Winterthur-it -
Berlin
Regjisori shqiptar Renis Hyka triumfon në Berlinale me projektin fitues “The Dream Makers” -
Slloveni
Vdes tragjikisht në vendin e punës i riu kosovar në Slloveni
Jeta në Zvicër
-
Parlamentarët zviceranë në SHBA për diskutime ekonomike Një delegacion zviceran ka zhvilluar në ditët e fundit takime me anëtarë të Kongresit amerikan në... -
Aktorja zvicerane me origjinë kosovare, Koso Morina, ngjitet në skenë me shfaqjen e saj “Koso-War” -
Zvicër: Në varësi të vendit ku jetoni, rrezikoni të mbeteni në borxhe për gjithë jetën -
Transporti publik zviceran do të arrijë në 7.04 miliardë franga në vitin 2025 -
Qeveria e St. Gallenit dëshiron të rihapë burgjet e vogla













