Lajme
I jepet lamtumira e fundit Selver Haradinajt,të vrarë në veri të Mitrovicës
I ndjeri është vrarë ndërsa familjarët e tij janë lënduar, si rezultat i një sulmi me mjet eksplodues në banesën e tij, te “Tre rrokaqiejt”
38 vjeçari, Selver Haradinaj, u varros në varrezat e qytetit të Mitrovicës. Ai u vra nga një mjet eksplodues i vendosur në banesën e tij në veri të MitrovicësFamiljarë, të afërm, zyrtarë komunalë, miq dhe shokë, si dhe shumë bashkëqytetarë, i dhanë lamtumirën e fundit, duke dënuar ashpër vrasjet e shqiptarëve në veri.
Bashkëshortja e viktimës Selver Haradinaj, u shpreh shumë e zhgënjyer me institucionet e rendit dhe ato qeverisëse të Kosovës. Sipas saj, këto mekanizma shtetorore asnjëherë nuk kanë treguar interesim për familjen e saj që ka jetuar nën frikë dhe trysni të vazhdueshme në veri të Mitrovicës, shpesh edhe pa bukë.Ajo ka thënë se gjendja shëndetësore e fëmijëve është më e mirë, por traumatizimi që kanë përjetuar ata, nuk do t’u kalojë tërë jetën.
Kurse kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, ka deklaruar se ka qenë një sulm makabër që ka tronditur të gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe se ky rast nxjerr në pah nevojën urgjente që strukturat e sigurisë, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, të izolojnë strukturat kriminale serbe që po terrorizojnë qytetarët jo serbë.
I ndjeri Selver Haradinaj, ka humbur jetën, ndërsa familjarët e tij janë lënduar, si rezultat i një sulmi me mjet eksplodues në banesën e tij, në zonën e “Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 01:20 pas mesnatës së ditës së diele.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












