MARKETING
I keni menduar ndonjëherë pushimet nga Zvicra dhe Gjermania për në Turqi, Egjipt apo Dubai me një kompani shqiptare
Para se ti futeni internetit në kërkim të një oferte të volitshme për ti kaluar pushimet në Turqi, Dubai, Egjipt, apo në një vend tjetër që ju preferoni, hapeni faqen e agjencionit turistik www.pollogturist.com dhe aty do të gjeni oferta për çdo kategori me çmime të garantuara dhe shërbime të nivelit të agjencioneve më të njohura zvicerane dhe gjermane
Paketat turistike të agjensionit turistik shqiptar janë konkurruese me agjencionet më të njohura zvicerane dhe ju ato mund ti rezervoni direkt në zyrat e agjencionit në qytetin Wil apo ta bëni rezervimin online. Agjencioni turistik ka zyrat në Zvicër dhe në Maqedoni. Mirëpo, shërbimet online të paketave tursitike në të gjitha vendet e botës janë ato që bëjnë diferencën e shërbimeve të shpejta e cilësore. Ju mund ti krahasoni ofertat aty për aty, ta zëmë për një pushim në Antalya, Mallorca, Dubai apo Kreta.
18 vite eksperiencë pune me vendet më të njohura turistike
Pollogturist shënon sivjet 18 vjetorin e themelimit. Ata kanë një eksperiencë të gjatë pune me vende e hotele të njohura turisitike ku prej vitesh dërgojnë pushues përmes lidhjeve ajrore dhe me autobus.
Si partner të kompanive të mëdha të cilat operojnë dhe kanë në pronësi hotelet më të njohura në shumë vende të botës, pollogturist e garanton shërbimin dhe çmimin më të lirë të tregut. « Një nga pikat tona më të forta qëndron në shërbime të shpejta, efikase dhe të rehatshme për ju. Me përvojën tonë shumëvjeçare në organizimin e udhëtimeve ju përfitoni nga operimi jonë i besueshëm dhe i pa komplikuar», shprehet drejtuesi i agjencionit pollogturist Ilaz Behadini, i cili bashkë me vëllain Ilber Behadini kanë zhvilluar një koncept modern të shërbimeve turisitike për bashkatdhetarët edhe në gjuhën shqipe.
Agjencioni pollogturist është rritur e zhvilluar në vazhdimësi duke qenë partner i besueshëm dhe efikas. «Që nga fillimi vendosëm një qëllim, me këshillim të sinqertë dhe punë të palodhshme ti shërbejmë në maksimum klientët tonë të përhershëm dhe të rinj», thotë Ilaz Behadini dhe shton «Në vitet e kaluara ne kemi shërbyer një numër të konsiderueshëm dhe në vazhdimësi e kemi shtuar numrin e klientëve. Zhvillimi inkurajues i agjencisë tonë turistike nënkupton besimin tuaj, fakt për të cilin ne iu jemi shumë falënderues».
Në faqen e rezervimeve online të www.pollogturist.com ju do të gjeni oferta për pushime familjare në Turqi, Dubai, Spanjë, Egjipt, Greqi e vende të tjera. Ju do të gjeni po ashtu oferta të mjaftueshme për vizita të shkurtra tri-katër ditore të njohura si trip kulturor nëpër kryeqendra të ndryshme të Europës dhe më gjerë.
Në paketat turistike të preferuara të agjencionit pollogturist për këtë vit ju mund të gjeni oferta të volitshme all inklusive për Antalya, Dubai, Hurghada, Maledive, Abu Dhabi, Mallorca, Gran Canaria dhe çdo kund në botë.
Shëtisni botën, dhe përfitoni nga shërbimet në gjuhën dhe dialektin tuaj.
Ne jemi në dispozicion edhe jashtë orarit të zyrës!
Të tjera nga MARKETING
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë













