CH-Ballkani

I marrin 3800 euro për ta dërguar në Zvicër

Ai i kishte dhënë 3800 euro për ta dërguar në Zvicër, por nuk ishte dërguar në vendin e paraparë

Një person është ankuar se ka dhënë para për të dalë në shtetet perëndimore, por është mashtruar. Personi i cili ka marrë parat nuk e ka dërguar në vendin sipas marrëveshjes, ka njoftuar policia kufitare e Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Ai do të duhet ta dërgonte në Zvicër. “Viktima ka raportuar se një i dyshuar mashkull i ka marrë 3800 euro kinse për ta dërguar në shtetet e perëndimit respektivisht në Zvicër, mirëpo i njëjti nuk kishte mundur ta realizojë marrëveshjen”, thuhet në raportin policor.

Policia është duke hetuar rastin, derisa ende nuk ka të arrestuar lidhur me këtë rast.