Lajme
I mbijeton rënies nga kati i tetë!
Fisnik Brruti nga Kaçaniku duket se ishte njeriu më me fat në rajon. Ai i mbijetoi rënies nga më shumë se 20 metra lartësi
Një qytetarë nga Kaçaniku, i cili ishte duke punuar në një objekt tetëkatësh, kishte rrëshqitur nga mbajtëset dhe kishte rënë në tokë. Fisnik Brruti, 35-vjeç, duket se ishte njeriu më me fat në rajon, sepse i mbijetoi rënies nga më shumë se 20 metra.
Ai ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa për një periudhë nuk ka pasur as vetëdije. Mirëpo tani ai konsiderohet jashtë rrezikut për jetë.
“Të enjten, rreth orës 10:00, policia është njoftuar se Fisnik Brruti ka rënë nga kati i tetë i objektit që është duke u ndërtuar në rrugën “Qamil Ilazi” në Kaçanik, ndërsa ka marrë lëndime të rënda trupure”, ka deklaruar të premten, Agim Gashi, zëdhënës i Policisë rajonale të Ferizajt.
Familjarë e të aksidentuarit, ndërkaq kanë deklaruar për të përditshmen “Koha” se Bruti ai nuk është në rrezik për jetën.
“Vetëdija i është kthyer, ndërsa tashti është dërguar në Klinikën Ortopedike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në përkujdesje intensive”, ka thënë Besnik Brruti, vëlla i të aksidentuarit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











