Lajme
I ngordhën 400 dele, sëmundja “misterioze”
Brenda një muaji, fermerit Sherif Limani nga Sopoti i Kumanovës i kanë ngordhur 400 dele. Sëmundja që i mbyt delet mbetet misterioze
Një fermerit shqiptarë nga Sopoti i Maqedonisë i kanë ngordhur 400 dele brenda një muaji, ndërsa veterinerët nuk kanë arritur ta zbulojnë shkakun e ngordhjes. Dëmet materiale për fermerin Sherif Limani, kanë shkuar mbi 40 mijë euro, pasi që atij për çdo dit i kanë ngordhur mesatarisht nga 12 dele.
Limani, thotë se veterinerët deri më tani nuk kanë arritur të nxjerrin diagnozë ndërsa kanë përjashtuar sëmundjen “Gjuha e kaltër”. Ai i bënë thirrje institucioneve shtetërore, t’i dalin në ndihmë.
“Tashmë 38 ditë jemi duke u munduar, së bashku me veterinerët. 1000 dele i kam pasur, gjysma kanë ngordhur. I kam edhe 100 dhi, por edhe atyre 2-3 ditët e fundit e njëjta sëmundje i është paraqitur….”, ka thënë Limani.
Sipas tij, deleve iu varen veshët, rrinë ulur dhe sillen në vend…”Organet e shtetit, nëse mund të na ndihmojnë mirë. Nëse jo, atëherë shëndosh ne”, ka thënë Limani, duke shfaqur mosbesim edhe tek institucionet maqedonase.
Sipas tyre, institucionet duhet të ndihmojnë pronarin e tyre, pasi nga kjo fermë shumë familje sigurojnë ekzistencën.
“Të gjithë presim nga kjo fermë. Nga këto dele ushqehen 10 familje…vijnë doktorët dhe thonë vendosni dorëza, pasi që janë infektuar…..Kjo është turp për veterinerët. Nuk i mundësojnë pronarit të thërras veteriner tjerë, por as nuk e zgjidhin problemin”, thotë fermeri Limani, raporton AlsaM.
Sipas tij, fermerët maqedonas kanë nga 5 dele, të gjithë veterinerët atje angazhohen, ndërsa tek ferma e tij që ka pasur 1000 dele nuk shkojnë. “Përse këtu nuk angazhohen? I dërgojnë disa që vetëm sillen dhe nuk bëjnë asgjë”, deklarohet Limani.
Nga Ministria e Bujqësisë thonë se nuk janë kompetentë për këtë, duke rekomanduar që për këtë çështje të deklarohet Agjencia për ushqim, veterinari. Ndërkaq, Dekani i Fakultetit të Veterinarisë Dime Mitrov, siç raportohet, nuk është deklaruar për mediet.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror -
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar













