Lajme
Në Kosovë javën e ardhshme temperaturat do të shkojnë deri në 35°C
Gjatë javës së ardhshme Kosova do të përfshihet nga një valë e nxehtësisë. Sipas “Prishtina Weather”, temperaturat e larta në Kosovë pritet të sjellin edhe përkeqësim të cilësisë së ajrit.
Njoftimi i plotë:
19.06.2021 – Vala e të nxehtit që do të shtrihet mbi rajon javën e ardhshme, e ku priten temperatura jashtëzakonisht të larta, edhe mbi 35°C, mund të sjellë përkeqësim edhe të cilësisë së ajrit.
Me këtë valë të të nxehtit, mbi rajon do të depërtojnë edhe koncentrime të larta të pluhurit saharian, madje sipas modeleve parashikuese, koncentrimet mund të jenë edhe deri në 200 mikrogram për metër kub, që do të ndikojnë në rritje të grimcave të materies PM10.
Me këto koncentrime vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit mund të kalojnë edhe në vlera të dobëta. Mirëpo, mbetet të shihen zhvillimet e situatës sinoptike në qoftë se kjo sasi e pluhurit do të shtrihet edhe në vendin tonë.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve Punësimi në Zvicër, dallime sipas prejardhjes... -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie













