Lajme
Artin Fuga, kandidat për deputet në Këshillin Bashkiak të Kriens në Zvicër
Shumë shqiptarë nga Zvicra kanë shpallur kandidaturën për zgjedhjet kantonale në Zvicër. Së fundmi, është bërë e ditur se i riu nga Ferizaj kandidon për deputet në zgjedhjet lokale në Kriens, në kantonin e Lucernit
Artin Fuga, 25-vjeçar, me prejardhje nga qyteti i Ferizajt, është kandidati i vetëm shqiptar që kandidon për Këshillin Bashkiak të Kriens në kantonin e Lucernit në kuadër të FDP-së (Partia Liberale).
Shqiptari nga Kosova, Artin Fuga, për të parën herë është pjesë e listës së kandidatëve në garë për zgjedhjet kantonale të cilat do të mbahen në zonën elektorale të Lucernit më 9 mars 2020, shkruan albinfo.ch.
Ai ka lindur në Ferizaj, më pas ka emigrar në Zvicër dhe ka përfunduar shkollën në Kriens, ndërsa tani zhvillon një biznes të tij “Bodenleger” dhe ushtron veprimtari të pavarur.
Artin Fuga ka treguar për Albinfo.ch, edhe për plan-programin e tij në partinë FDP, që fokusimi i tij do të jetë në uljen e tatimeve, uljene përqindjes sociale dhe mbrojtjen e të rinjve.
“Plan-programi im do të jetë me disa fusha, veçmas në mos rritjen e tatimit (Steuer tek populli, të lihen investimet e panevojshme të cilat janë ndërrmarrë në qytetin e Kriens-it, pastaj ulja e tatimit është me rëndësi për popullin dhe për vullnetin për të banuar në Kriens. Po ashtu, duhet të ulet përqindja e personave të cilët marrin ndihma sociale dhe ta mbrojmë rininë tonë nga rrugët e joligjshme veçmas nga lojërat e fatit të cilat luhen në shumë vende të fshehuara dhe pikërisht kur mbrojmë rininë tonë, ne mbrojmë edhe të ardhmen tonë”, është shprehur Fuga.
Vlen të theksohet se ferizajasi Artin Fuga, ka 4-5 vite që e përcjell FDP dhe kandidimi i tij ka ardhur pikërisht për faktin se ndan vlera të njëjta me këtë parti, duke mos pasur rëndësi prejardhja, por idealet, zhvillimi profesional dhe premtimet e tij karshi kësaj partie.
Po ashtu, Artini është shumë i lidhur shpirtërisht dhe emocionalisht me Kosovën, pasi që ka kaluar një pjesë të bukur të rinisë atje dhe tregon se zemra i rrah ndryshe kur prek tokën e Kosovës, ku jetojnë edhe shumë familjarë të tij. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 Çmimet e pronave në Zvicër vazhduan të rriten në tremujorin e katërt të vitit 2025, duke... -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025













