Kultura
I riu shqiptar defilon për Versace
Edison Kelmendi: "“Ka dy vjet që merrem me modelim, por me një angazhim të plotë vetëm 1 vit“,"

Tashmë i riu nga Gjakova ka mbërritur edhe në shtëpinë prestigjioze të modës “Versace”, duke vazhduar me sukses karrierën e tij ndërkombëtare në fushën e modës.
I kanë mjaftuar vetëm 2 vjet modelim 20-vjeçarit nga Kosova, Edison Kelmendi, për t’u bërë i njohur në fushën e modës jo vetëm në Zvicër, por edhe në skenën ndërkombëtare.
Edisoni thotë t’i ketë hyrë në qejf modelimi ngase ishte inspiruar nga babai i tij, i cili qysh si i vogël e kishte fotografuar çdo lëvizje të tij.
“Ka dy vjet që merrem me modelim, por me një angazhim të plotë vetëm 1 vit“, tha Edisoni për albinfo.ch.
Tashmë i riu nga Gjakova ka shkelur edhe në shtëpinë prestigjioze të modës “Versace”, duke vazhduar me sukses karrierën e tij ndërkombëtare në fushën e modës.
Edisoni ishte pjesë e sfilatës së „Versace“ për koleksionin vjeshtë/dimër 2012/13.
„Ka qenë një ndjenjë e papërshkruar. Kam qenë me fat të takohem me Donatela Vercace-n“, tha për albinfo.ch modeli me prejardhje nga Gjakova, Edison Klemendi.
Modeli shqiptar përveç në „Versace“, tashmë po modelon edhe në Mynih e Hamburg, si dhe në vende të tjera. Aktualisht ka një kontratë me Schwarzkopf në Hamburg.
Jo vetëm kaq, fotografitë e Edison Kelmendit tashmë kanë zënë vend në ballinat e revistave më të njohura gjermane dhe zvicerane.
Paraqitja më e njohur e Edisonit ishte në Gjermani për magazinën „GQ“.
„Isha edhe në magazinat „Joy“, „Look“, „Friday“, „Hochzeit“, „Lounge“, por edhe në shumë të tjera“, bën të ditur Edisoni Kelmendi.
Edisoni ka realizuar disa sesione të tjera me fotografi në “Schweizer illustrierte” dhe “Herren Globus”, duke bashkëpunuar me fotografët e njohur Michael Rohner dhe Christoph Kostlin. Edisoni tha ta ketë marrë seriozisht bisnesin e modelimit dhe dëshiron të arrijë më shumë në këtë fushë.
Edison Kelmendi është i lindur në Gjakovë. Modeli shqiptar kishte migruar me familjen në Zvicër në moshën njëvjeçare. Tani ai jeton me familje në Cyrich të Zvicrës.
20-vjeçari nga Gjakova udhëton shumë nëpër qendrat më të rëndësishme botërore të modës, ndërsa e ka hobi futbollin, por ka dëshirë të lexojë dhe të dëgjojë muzikë.
E-Diaspora
-
Korriku, muaji më i suksesshëm ndonjëherë për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Korriku 2025, muaji më i ngarkuar ndonjëherë për Aeroportin e Prishtinës me mbi 458 mijë udhëtarë ...
-
Këln: Endrit Smaili paraqet punim shkencor në Kongresin Ndërkombëtar të Papirologjisë
-
Kulturë dhe miqësi: Austriakët vizitojnë Kosovën
-
Një orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
-
Afërdita Gashi, gruaja e parë shqiptare nga Zvicra që ngjit Majën Mont Blanc
Jeta në Zvicër
-
Zvicra drejt kartëmonedhave të reja, publikohen 12 dizajnet, hapet konsultimi publik Zvicra zbulon 12 dizajnet e reja për serinë e ardhshme të kartëmonedhave ...
-
Zvicra drejt energjisë bërthamore: Këshilli Federal mbështet ndërtimin e centraleve të reja
-
Avion i vogël bie në Liqenin e Gjenevës pranë Vevey, dy persona shpëtojnë pa lëndime
-
Afërdita Gashi, gruaja e parë shqiptare nga Zvicra që ngjit Majën Mont Blanc
-
BE dhe 24 shtete, përfshirë Zvicrën, denoncojnë “urinë” në Gaza