Shkurt.ch
I vërtetohet dënimi “shëruesit nga Berna”: 15 vjet burg
në cilësinë e një “shëruesi” të pakualifikuar, në mes të vitit 2001 dhe 2005 ka infektuar 16 persona në mënyrë të qëllimshme me HIV
Gjykata Federale e Zvicrës i ka vërtetuar dënimin me 15 vjet heqje lirie personit të njohur si “shëruesi nga Berna”, duke hedhur poshtë ankesën e të dënuarit.
Sipas vendimit përfundimtar të Gjykatës më të lartë të Zvicrës, personi i përmendur është dënuar me të drejtë dhe në mënyrë proporcionale me veprën e kryer, nga Gjykata e Lartë e Bernës. Vepra penale për të cilën ai pati marrë dënimin ka qenë shkaktim i lëndimeve të rënda trupore.
Kështu, vendimi për 15 vjet heqje lirie mbetet i pacenuar. Por, Gjykata e Lartë e Bernës duhet sërish të vendosë lidhur lartësinë e shumës që i dënuari duhet të paguajë në emër të dëmshpërblimit, njofton srf. Në këtë pikë, gjyqtarët federalë nuk janë të kënaqur me vendimin e mëhershëm të Gjykatës së Bernës, transmeton albinfo.ch.
Procesi gjyqësor i zhvilluar kundër tashmë të dënuarit ka konstatuar se ai, në cilësinë e një “shëruesi” të pakualifikuar, në mes të vitit 2001 dhe 2005 ka infektuar 16 persona në mënyrë të qëllimshme me HIV.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












