Shkurt.ch
I vidhet karroca deputetit invalid
Por, deputeti Christian Lohr nuk është ndarë nga puna e tij e përditshme. "Puna ime si deputet nuk mbetet pa u kryer", ka thënë ai për mediet zvicerane
Deputetit nacional nga CVP/PDC, Christian Lohr, i njohur për shkallën e rënë të invaliditetit të tij, i është vjedhur mjeti më i nevojshëm i tij për mbijetesë, karroca speciale elektrike e invalidit. Kjo ka ndodhur në Stacionin Hekurudhor në Frauenfeld.
Policia e Thurgaut deri më tash nuk ka ofruar të dhëna të tjera se në çfarë rrethanash ka ndodhur vjedhja e “makinës” së rëndë 180 kilogramë. Por përjashtohet mundësia që vjedhja të jetë bërë me dhunë.
Ai ndërkohë, deri sa të sigurojë sërish karrocën e humbur është i detyruar të gjallërojë me një karrocë dore, të cilës i mungojnë shumica e funksioneve të karrocës së vjedhur. Për këtë arsye ai ka nevojë për ndihmën e të tjerëve më shumë se zakonisht.
Por, Lohr nuk është ndarë nga puna e tij e përditshme. “Puna ime si deputet nuk mbetet pa u kryer”, ka thënë ai për tagblatt.ch.
Policia tashmë ka publikuar një fotografi të një karroce të ngjashme me atë që është vjedhur, duke kërkuar nga qytetarët ndihmë për kërkim.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













