Kosova
Ibrahim Rugova e Adem Demaçi duke festuar Vitin e Ri 1997
Bashkëpunëtori i afërt i presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, ka postuar një videoincizim në profilin e tij zyrtar në Facebook për pritjen e Vitit të Ri 1997, të organizuar nga Presidenti Rugova, ku shihen personalitete të shumta të skenës politike të viteve 90-ta.
Në videoincizim shihen Presidenti Rugova dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, duke ngritur dolli me rastin e Vitit të Ri 1997, së bashku me personalitetet e jetës politike.
Merovci ka shkruar që më 31 dhjetor 1996, Presidenti Rugova me rastin e festave të fundvitit kishte organizuar pritje për institucionet e Kosovës.
“Kujtesë institucionale! Pritje te Presidenti RUGOVA me rastin e festave të fundvitit 1996 për institucionet e Kosovës! Sot, 23 vjet më parë, Institucionet e Kosovës si: partitë politike, institucionet publike, shkencoro-arsimore, deputetë të Kuvendit, trupat punuese të Parlamentit të Kosovës, përfaqësues të Zyrës amerikane në Prishtinë etj., ishin të ftuara në pritje te Presidenti RUGOVA me rastin e festave të fundvitit 1996”, ka shkruar Merovci, përcjell albinfo.ch.
Tutje Merovci ka listuar edhe mysafirët që ishin në këtë pritje të fundvitit.
Postimi i plotë:
Kujtesë institucionale!
Pritje te Presidenti RUGOVA me rastin e festave të fundëvitit 1996 për institucionet e Kosovës!
Sot, 23 vjet më parë, Institucionet e Kosovës si: Partitë politike, Institucionet publike, shkencoro-arsimore, deputet të Kuvendit, trupat punuese të Parlamentit të Kosovës, përfaqësues të Zyrës amerikane në Prishtinë, etj, ishin të ftuara në pritje te Presidenti RUGOVA me rastin e festave të fundëvitit 1996!
Nga mysafirët e ftuar ishin: Adem DEMAQI, Mark KRASNIQI, Idriz AJETI, Fehmi AGANI, Hajrullah GORANI, Kaqusha JASHARI, Anton NOKA, Jusuf BAJRAKTARI, Abdullah VOKRRI, Luljeta PULA, Sabri HAMITI, Xhemail MUSTAFA, Ismail KASTRATI, Enver MALOKU, Alush GASHI, Ramush MAVRIQI, Milazim KRASNIQI, Adem GASHI, Rifat BLAKU, Pashkë STAKAJ, Esat STAVILECI, Behxhet SHALA, Gjergj DEDAJ, Mehmet HAJRIZI, Rexhep OSMANI, Gazmend PULA, Hydajet HYSENI, Ramë BUJA, Gjyljeta MUSHKOLAJ, Amer SHABANI etj.
Në vijim ndiqni fjalën përshëndetëse të Dijetarit RUGOVA!
Video ekskluzive nga arkivi im, 31 dhjetor 1996!
https://www.facebook.com/adnan.merovci/videos/2767485319961600/
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











