Lajme
Identifikohet autorit i sulmit masiv në Serbi
U deshën 600 policë për arrestimin e tij
Të paktën tetë persona u vranë dhe të tjerë u plagosën nga të shtënat në një fshat afër Mlladenovcit, në Beograd, raportojnë mediat serbe.
Policia serbe ka arritur të arrestojë, pas një ndjekjeje, 21-vjeçarin Uroš B, i dyshuar për masakrën e mbrëmshme në fshatrat afër Mlladenovcit. Ai është gjetur dhe arrestuar në afërsi të Kragujevcit, raporton RTS, përcjell albinfo.ch.
Uros B. vrau 8 persona dhe plagosi 13, 7 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.
Ai qëlloi në tri vende – në fshatin Dubonë, Malo Orašje dhe Šepšin dhe mbolli vdekjen me armë automatike, duke vrarë njerëz të pafajshëm. Të plagosurit që u dërguan në urgjencë janë në gjendje stabël pas ndihmës mjekësore.
I dyshuari ka precedent penal dhe është kundërvajtës lidhur me shkelje të Ligjit për Armët dhe Municionin.
Ndërmjet 8 të vdekurve është një polic i ri që nuk ishte në detyrë në atë moment dhe motra e tij. Ai qëlloi edhe fëmijë të pafajshëm.
Mëngjesin pas masakrës së paprecedentë, e cila pasoi dy ditë pas tragjedisë në shkollën fillore të Beogradit, ndjekja është ende në vazhdim, dhe forca masive policore janë në terren – më shumë se 600 pjesëtarë të MPB-së po marrin pjesë në kërkimin e terroristit, dhe Operacioni Whirlwind është ende në fuqi.
Të lënduarit nga të shtënat e natës në Mlladenoc janë trajtuar në disa spitale në Beograd dhe Smederevë.
Në spitalin e përgjithshëm të Smederevës “Sveti Luka” gjatë natës janë pranuar dhjetë persona, katër kanë vdekur, tre janë transportuar më tej në Beograd, ndërsa tre janë operuar dhe janë në gjendje stabile. Një person ka plagë me armë zjarri në stomak pa lëndime në organet e brendshme, tjetri është qëlluar në pjesën e poshtme të këmbëve dhe ndodhet në repartin e ortopedisë, ndërsa i treti me lëndime të shumta të organeve dhe fraktura të hapura është gjithashtu stabil, transmeton RTS. I riu i vdekur ka lindur në vitin 2008.
Siç mëson Kurir në vendngjarje, në terren shkuan 600 deri në 1000 policë. Gjatë kontrollit të njërës nga shtëpitë e Uroš B., është gjetur një sasi e madhe armësh dhe municioni.

Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave











