Shkurt.ch
Identifikohet gruaja që kishte hedhur foshnjën në deponinë e bërllogut
Gruaja, e cila banon në regjion, e ka lindur fëmijën pranë vendit ku ajo është zbuluar. Lindja është realizuar pa ndihmë të jashtme
Policia kantonale e Bernës ka identifikuar nënën e dyshuar të foshnjës, e cila është gjetur të shtunën në një deponi grumbullimi mbeturinash në Därstetten të Bernës.
Gruaja në fjalë ka treguar se e ka mbështjellë vajzën në një batanije dhe e ka vendosur në një kuti kartoni, duke e lënë në vendin e përmendur, transmeton albinfo.ch. Ajo po ashtu ka deklaruar se kishte zgjedhur qëllimisht një vend më të frekuentuar, në mënyrë që fëmija të mund të gjendej më shpejt.
Gruaja, e cila banon në regjion, e ka lindur fëmijën pranë vendit ku ajo është zbuluar. Lindja është realizuar pa ndihmë të jashtme. Foshnja është akoma në spital dhe po merr kujdesin mjekësor, përcjell albinfo.ch. Tek ajo janë konstatuar përgjakje në hundë dhe në buzë.
Prokurori publik përgjegjës ka hapur një procedurë dhe është duke shqyrtuar se në çfarë mase mund të bëhet fjalë për vepër penale në këtë rast.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Zvicër
-
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje Ai kishte kërcënuar me sulm në Festivalin e Këngës Eurovision në Bazel dhe ishte identifikuar si... -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026












