Kosova
Idrizi: Çështja çame nuk është më pjesë e programit të qeverisë
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka akuzuar ekzekutivin e Shqipërisë dhe Partinë Socialiste me të cilët është në koalicion.
Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi në fjalën e tij në Këshillin Kombëtar të kësaj partie tha se partinë e tij tentuan që ta zhduknin në zgjedhjet e kaluara.
Idrizi akuzoi qeverinë duke thënë se çështja çame nuk është më pjesë e programit të qeverisë. “Sido që të marrin votat, të na marrin mandatet, nuk mund të na zhbëjnë se nga veriu në jug.
Do na kenë si një thumb, ngulur në trurin e tyre. Nuk e prishin dot këtë lëvizje, pasi kjo është partia e madhe.
Ata mund të vjedhin mandatin e Idrizit, Takut, Mesilës, por nuk e vjedhin dot misionin tonë. Se vjedhin dot Çamërinë, sado që të flasësh për të, sado të përbetohesh për të”, deklaroi Idrizi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













