Fotolajmi
Ikin turistët, Parisi ka humbur 750 milionë €
Numri i turistëve të huaj në Francë ka rënë me 7% që nga fillimi i vitit, si pasojë e sulmeve terroriste, por edhe për shkak të motit të keq dhe grevave. Kjo u njoftua nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Turizmit, Jean-Marc Ayrault, përcjell albinfo.ch.
Për këto arsye, industria e turizmit në rajonin e Parisit ka humbur 750 milionë euro në pjesën e parë të vitit. Njëkohësisht hotelet luksoze në Paris në mënyrë drastike kanë ulur çmimet për të nxitur turistët.
Për gjithë vitin 2015 Franca ka ruajtur pozicionin e saj udhëheqës në numrin e turistëve të huaj, sipas Organizatës Botërore të Turizmit.
“Ndjenja e rrezikut u reflektua te vizitorët, veçanërisht te turistët e pasur aziatikë”, theksoi ministri.
Në Paris vizita e turistëve të huaj është ulur me 17 % në përllogaritjen vjetore deri më 15 gusht.
Në këtë rënie kanë kontribuar edhe vështirësitë ekonomike në disa vende, si Rusia dhe Brazili, tha Jean-Marc Ayrault.
Ai shtoi se rezultatet zhgënjyese ishin të shkaktuara edhe nga moti i keq në tremujorin e dytë dhe greva e transportit.
Jo çdo gjë është negative, megjithatë, tha ministri, duke vënë në dukje mbushjen rekord të hoteleve gjatë evropianit “Euro 2016”, me një rritje të shitjes prej 70% në hotele në qytetin verior Lille dhe Lens dhe në juglindje në Saint-Etienne .
Sulmet terroriste, grevat dhe përmbytjet janë arsyet për largimin e turistëve nga kryeqyteti francez në gjysmën e parë të vitit, të cilat i kanë kushtuar me një kosto prej 750 milionë euro industrisë së turizmit në rajonin e Parisit.
Industria e turizmit francez, e cila luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit, pësoi humbje të rënda, pasi persona të armatosur dhe terroristët kanë vepruar në emër të “Shtetit islamik”, duke vrarë 130 njerëz në Paris vitin e kaluar.
Në korrik të këtij viti 85 persona kanë humbur jetën, pasi një kamion kishte fluturuar në një turmë gjatë Ditës nacionale të Francës në Nicë. Dy javë më vonë dy burra vranë një prift në një qytet të vogël në Normandi.
Sulmet në Paris reflektuan në numrin e vizitorëve, sipas Navarro, i cili vuri në dukje se numri i turistëve vendës dhe të huaj është ulur me 1 milion, në gjysmën e parë të vitit 2016 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Edhe Belgjika fqinje gjithashtu ka shënuar rënie të numrit të turistëve në tre muajt pas shpërthimeve vetëvrasëse në Bruksel më 22 mars, ku u vranë 32 njerëz.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











