Maqedonia
Ikja masive e rinisë, mungesë punëtorësh në Tetovë
Mungesë punëtorësh nuk shënohet vetëm në sferën e ndërtimtarisë, por edhe në hotelieri, shëndetësi dhe shumë lëmi të tjera
Ikja masive e të rinjve për një jetë më të mirë në vendet e Bashkimit Evropian, ka lënë kompanitë e ndërtimit pa punëtorë në Tetovë.
Sipas pronarëve të këtyre firmave më tragjike është fakti se kjo dukuri është në rritje e sipër. Ikja nuk u parandalua as me rritjen e pagave në këtë sektor.
“Kohëve të fundit, e sidomos këtë vitin e fundit, është shumë reale se kemi mungesë të punëtorëve dhe nga e njëjta gjë ankohen edhe gjitha firmat tjera. Kushtet më të mira që shpresojnë se do i gjejnë në perëndim sjell ikjen e njerëzve. Kjo ikje ka rritur kërkesën tonë për punëtorë, njëkohësisht kemi bë edhe rritjen e rrogave, por edhe është rritur çmimi i ndërtimit”, thotë Sali Elmazi, inxhinier arkitekt, raporton “Alsat”.
“Realisht ka mungesë në vazhdimësi sa i përket kuadrit të mirë të punëtorëve të kualifikuar dhe këtë shqetësim e kemi ngritur edhe në nivele më të larta duke iu referuar intensivisht edhe shkollave të mesme profesionale që me fanatizëm t’i rri ngremë që të kemi një zgjidhje afatgjate për këtë kuadër”, thotë Menderez Kuçi, pronar i një kompanie ndërtimi, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?










