Kosova
Ilaçi kancerogjen vazhdon të shitet në barnatoret e Kosovës
Agjencia Evropiane e Barnave ka dhënë alarmin se ilaçi, i cili trajton problemet me stomak, Ranitidina, përmban një papastërti që klasifikohet si kancerogjene.
Kompania LEK në Kosovë ka vendosur ta tërheqë këtë ilaç nga tregu, raporton KTV.
Kompania përmes një përgjigjeje me shkrim ka bërë të ditur se ky ilaç përmban substanca aktive kancerogjene në Ranitidinë.
“Siguria dhe mirëqenia e pacientëve tanë është prioriteti ynë kryesor, prandaj si masë parandaluese, tashmë kemi propozuar tërheqjen e Ranitalit nga tregu lokal. Ne po bashkëpunojmë me autoritetet lokale dhe ato janë të informuara për situatën specifike”, ka thënë Artan Ibrani, drejtor i kompanisë LEK në Kosovë.
Mirëpo, janë edhe 12 kompani të tjera në treg, të cilat po vazhdojnë ta shesin këtë ilaç.
Pa marrë një vendim Agjencia Evropiane e Barnave, institucionet shëndetësore në Kosovë thonë se nuk mund të veprojnë për ta pezulluar këtë ilaç, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje Qeveria zvicerane do të lejojë importimin e 240 milionë vezëve shtesë në vend me tarifa të... -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026?













