Lajme
Ilazi i PDK-së fitoi Kaçanikun
Partia Demokratike të Kosovës (PDK) ka fituar në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kaçanik. Kandidati i kësaj partie, Besim Ilazi ka marrë më shumë se 50 për qind të votave, duke fituar garën pa balotazh.
Në një proces zgjedhor ku nuk marrë pjesë më shumë se 35 për qind të votuesve, Ilazi ka fituar 52.9 për qind, duke lënë prapa kandidatin e AAK-së, Tahir Çakën me 20.4 për qind. I treti në garën zgjedhore është radhitur kandidati i Vetëvendosjes, Shukri Luta me 16. 4 për qind të votave.
Paritë tjera janë radhitur me një përqindje shume të ulët, ndërsa partia që ka shënuar disfatën më të madhe në Kaçanik është LDK, e cila dy herë radhazi ka qenë partia më e madhe, udhëheqëse e pa konkurrencë e komunës. Kandidati i LDK-së, Sahit Bela ka marrë vetëm 5.5 për qind të votave.
Këto rezultate janë publikuara nga organizatat joqeveritare D4D-INPO, ndërsa edhe herave të tjera nuk kanë ndryshuar pothuajse hiq nga ato të KQZ-së.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme pasuan dorëheqjen e kryetarit Xhabir Zharku, pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës për fuqizimin e aktgjykimit të shkallës së parë, me të cilin ai ishte dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale të detyrimit.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












