Sport
Ilir Latifi më 22 korrik në Hamburg kundër brazilianit Teixiera
Kjo përballje pritet me interes, pasi fituesi mund të marrë titullin kampion botë të përkohshëm në këtë peshë dhe në të ardhmen të duelojë me kampionin e kësaj kategorie, Luke Rockhold
Shqiptari i vetëm i UFC-së, Ilir Latifi, do të ndeshet më 22 korrik në Gjermani ndaj brazilianit Glover Teixiera, duel i vlefshëm për eventin e UFC-Hamburg.
Kjo është një përballje e fortë mes dy rivalësh në peshën “light heavyweight”, madje do të garpojnë për fitoret numrat 3 dhe 4 të këtij divizioni, përcjell albinfo.ch.
Teixiera, 10 fitore e katër humbje në kafaz, vjen pas dy fitoreve në tre përballjet e fundit, ndërsa Latifi (14 fitore, 5 humbje e një barazim) ka fituar pesë nga gjashtë duelet e fundit.
Kjo përballje pritet me interes, pasi fituesi mund të marrë titullin kampion botë të përkohshëm në këtë peshë dhe në të ardhmen të duelojë me kampionin e kësaj kategorie, Luke Rockhold. Për shqiptarin ky është një shans i madh në karrierën e tij, pasi më në fund i jepet mundësia që të duelojë për majat e këtij sporti.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











