Lajme
Ilir Meta zgjidhet president i ri i Shqipërisë
Në mbledhjen e sotme të Parlamentit të Shqipërisë, Meta është zgjedhur president me 87 vota pro dhe 2 kundër, edhe pse për zgjedhjen e tij mjaftonte shumica e thjeshtë prej 71 votash.
Pas katër raundesh të votimit, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta është zgjedhur presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në mbledhjen e sotme të Parlamentit të Shqipërisë, Meta është zgjedhur president me 87 vota pro dhe 2 kundër, edhe pse për zgjedhjen e tij mjaftonte shumica e thjeshtë prej 71 votash.
Meta bëhet kështu presidenti i tetë (8) i Republikës së Shqipërisë. Për kandidaturën e tij kishin hedhur firmat 23 deputetë, 17 nga LSI dhe 6 të tjerët nga PDIU.
Mbrëmjen e djeshme, Kryesia e Partisë Socialiste mbështeti unanimisht figurën e kreut të Kuvendit për të kandiduar për postin e kreut të shtetit. Kundër Metës kanë qenë deputetët e Partisë Demokratike, të cilët nuk kanë marrë pjesë në këtë proces.
Ilir Meta ka lindur më 24 mars të vitit 1969 në Çorovodë të Shqipërisë. Ai ka qenë kryeministri i Shqipërisë nga vitit 199-2002 dhe ish ministër i jashtëm, ndërsa periudhën e fundit ka qenë Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Meta është që prej 15 viteve deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe një nga figurat kryesore politike shqiptare. Meta u diplomua për Ekonomi Politike në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës dhe ka përfunduar Studimet Pasuniversitare në të njëjtën fushë.
Ilir Meta është i martuar me Monika Kryemadhin dhe kanë tre fëmijë, Borën, Besarin dhe Erën. Ai flet rrjedhshëm gjuhen angleze dhe atë italiane.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










