Futboll
Ilirianët shënojnë vitin e 50 jubilar
FC Ilira shënon sonte formalisht 50 vjetorin e themelimit. Për nder të këtij viti jubilar ata kanë organizur një darkë festive në të cilën po marrin pjësë një numer i lartë i mbeshtetësve të klubit
Klubi i vetëm shqiptar në kantonin e Solothurnit në Zvicër, FC Iliria shënon sot formalisht vitin e 50 jubilar të themelimit dhe mëvetesimit të klubit, njofton Albinfo.ch.

Për herë të parë klubi që sot e mban emrin Iliria, është themeluar para 50-të viteve, në vitin 1958 nga D’Emilio Umberta “Ciccio”. Deri në vitin 1992 ky klub është quajtur FC Olympia, pastaj nga viti 92 klubit riemërtohet FC Olympia Gran Sasso.

Hera e parë kur këtij klubi i shtohet edhe emri Iliria ishte në vitin 2002. Atëkohë klubi për herët të tretë u riemërua si FC Olympia Iliria.
Nga 12 Dhjetori i vitit 2009-të klubit përfundimisht e mban emrin e sotëm, FC Iliria.
FC Iliria deri në sezonin 2009/10 ka patur vetëm një skuadër, që më pas të fillon zgjërimi dhe hapja edhe e ekipeve tjera në kategori tjera.
Sezonin 2018/19 Iliria garon me 11-të ekipe, 6 prej tyre i kanë me Juniorë.

Suksesin më të madh në historin e klubit, FC Iliria e ka shënuar në sezoni 2015/16, kur klubi u shpall Kampion në ligën e 2-të Solothurnit dhe u fitues i Kupës së Asociacionit të Futbollit të Solothurnit SOFV.

Më lartë, FC Iliria ka garuar në ligën e 2-të Ndërrajonale (Interregional) të Zvicrës dhe sot ky klub ka 300 lojtarë aktiv që luajnë rregullisht.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











