Shkurt.ch
ILO: Emigrantët marrin paga më të ulëta
Raporti i ILO gjithashtu tregon se gratë, emigrantët dhe punëtorët e ekonomisë informale vazhdojnë të mbeten me paga më të ulëta
Rritja e pagave në nivel global është ngadalësuar në vitin 2013 për 2 për qind, krahasuar me 2.2 për qind në vitin e kaluar. Kështu, norma e rritjes është ende nën nivelin e rreth 3 për qind një vit para krizës financiare, ka njoftuar Organizata Ndërkombëtare e Punës.
Rritja në vendet e industrializuara arriti megjithatë jo më shumë se 0,2 për qind.
Në disa vende të zhvilluara pagat mesatare kanë qenë edhe më të ulëta në vitin 2013 se më 2007, në vendet si Spanja, Greqia, Italia, Britania e Madhe dhe Japonia.
Rritja e pagave reale vitin e kaluar në Zvicër megjithatë ka shënuar rritje me 0.9 për qind në krahasim me vendet e tjera të industrializuara.
Në gjithë botën ka dallime të mëdha në paga. Më 2013 pagat në Azi janë rritur me 6 për qind, për shembull, në Amerikën Latine, megjithatë me vetëm 0.8 për qind.
Raporti i ILO gjithashtu tregon se gratë, emigrantët dhe punëtorët e ekonomisë informale vazhdojnë të mbeten me paga më të ulëta. Përveç kësaj, ILO theksoi një të dhënë shqetësuese, duke theksuar se produktiviteti i punës rritet akoma më shpejt sesa pagat në vendet industriale.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












