Feja
Imami shqiptar: Myslimanët gjatë verës të rrinë brenda, “për të mos u provokuar nga gratë gjysmëlakuriqe”
Ardian Elezi është njëri ndër imamët e pakët shqiptarë e të tjerë në Zvicër që ligjërojnë në gjuhën gjermane. Deri në këtë pikë, Ardian Elezi nga xhamia e shqiptarëve në Bazel mund të konsiderohet si imam i moderuar, mendjehapur ...
Ai kundërshton vendosmërisht ISIS-in, sepse islami, thotë ai, është kundër dhunës mbi civilët. Është njëri ndër imamët e pakët shqiptarë e të tjerë në Zvicër që ligjërojnë në gjuhën gjermane. Deri në këtë pikë, Ardian Elezi nga xhamia e shqiptarëve në Bazel mund të konsiderohet si imam i moderuar, mendjehapur siç edhe prezantohet vetë, transmeton albinfo.ch nje artikull të gazetës “Tages Anzeiger”.
Por, ai në një video ka thënë se myslimanët duhet të shmangin takimet me gratë “gjysmë të zhveshura”, siç i cilëson ai femrat me bikini.
Rasti i tij ka tërhequr vëmendjen e opinionit për faktin se Ardian Elezi planifikon të nisë një fushatë antiradikalizimi dhe njëkohësisht të tërheqë të rinjtë nga dhuna dhe drogat, shkruan “Tages Anzeiger”. Rezultatet nga kjo nismë e tij janë me interes për promovimin e integrimit në Zvicër, ka thënë ai për gazetën. Ai thotë gjithashtu se me kohë ka paralajmëruar për rrezikun e ISIS-it.
Ai e kishte kritikuar ashpër në një bisedim grupor në whatsapp një simpatizant të ISIS-it dhe pjesëmarrës në aksionin për shpërndarjen e kuranit “Lies!” (Lexo!), para se ai t`i bashkohej xhihadit e të shkonte në Siri.
Por sipas gazetarit hulumtues, ekspert të radikalizmit islamik, Kurt Pelda, kjo nuk është e vërteta e plotë për imamin. Ai shkruan se në hyrje të xhamisë “Peace& Blessing“ ku Ardiani është imam, në Kleinhüningen, në periferi të Bazelit krahas DVD-ve për aksionin “Lies!” mund të shihen edhe shkrime të të salafistit kanadez, Bilal Philips, kundër të cilit janë shqiptuar shumë ndalesa vizitash për shkak të dyshimit se bën predikime të urrejtjes.
Imami 27 vjeçar nga Bazeli, Ardian Elezi, pedagog religjioni dhe studiues i islamit është lindur në Thun. Pas maturës në Bazel, ai ka mësuar arabishten në Egjipt dhe ka mbaruar një bachelor të studimeve të shkencave islame në Universitetin Islamik në Medinë të Arabisë Saudite, transmeton albinfo.ch. Ky universitet dyshohet se përhap ide fundamentaliste. Bilal Philips ka qenë po ashtu student i këtij universiteti.
Pas mbajtjes së parakalimit “Gay Pride” për herë të parë në Prishtinë, Elezi në një predikim përmes videos e ka quajtur homoseksualizmin si “kancer kundër moralit” dhe si sëmundje ndërsa homoseksualët i ka quajtur kriminelë. Por Elezi ka kundërshtuar akuzën sipas të cilës ai ka apeluar për vetëdrejtësi (marrje të drejtësisë në duar).
Ndërsa ajo që ka ngjallur më shumë kureshtje në paraqitjet e imamit üeshtë sugjerimi që ai u ka bërë besimtarëve myslimanë që gjatë verës të rrinë në shtëpitë e tyre, përcjell albinfo.ch. Kjo për faktin se nëse ata dalin në baret buzë lumit Rajna në Bazel për shembull, do të takojnë gra gjysmë të zhveshura, që përbëjnë një “tundim dallëzor” sipas tij.
Imami citohet të ketë thënë se nuk u duhet uruar Krishtlindja të krishterëve. “Kjo është një blasfemi e rëndë, sepse Zoti nuk ka djalë, Zoti nuk është lindur dhe nuk ka lindur”.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












