Shkurt.ch
Imamit Krasniqi mund t`i ndalohet hyrja në Zvicër
Shefqet Krasniqi, sipas gazetës “Le matin”, llogaritet si njëri ndër të ftuarit më problematikë të Konferencës Islamike në Biel/Bienne
Nesër, më 19 shkurt në Biel/Bienne mbahet konferenca vjetore islamike që, sipas organizatorëve, është manifestimi më i madh islamik i mbajtur ndonjëherë në Zvicër.
Rreth 1000 mysafirë, të ftuar nga Qendra islamike e Zvicrës, pritet të jenë të pranishëm në Shtëpinë e kongreseve të këtij qyteti.
Njëri prej të ftuarve për të ligjëruar në konferencë është edhe imami kontrovers i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, i cili, siç konstaton portali Blick.ch, “ka shprehur mendimin se Nënë Tereza, duke mos qenë myslimane, i takon ferrit”.
Krasniqi, edhe sipas gazetës në gjuhën frënge “Le matin”, llogaritet si njëri ndër të ftuarit më problematikë të konferencës. Në këtë shoqëri janë edhe dy ish të krishterë, të konvertuar në myslimanë, Yvone Ridley dhe Yusuif Estes.
Siç shkruan më tej “Le Matin”, Enti Federal për Migracion është duke shqyrtuar mundësinë e ndalimit ose jo të pjesëmarrjes së këtyre tre të fundit në konferencë. Vetëm pak para manifestimit, enti në fjalë do të vendosë nëse këta tre predikues do të mund të vijnë në Zvicër.
Zëdhënësi i Entit për Migracion, Michael Glauser i ka pohuar medieve zvicerane se “enti është duke analizuar situatën së bashku me policinë federale dhe me autoritetet lokale”.
Në portalin Blick.ch, mes tjerash jepen edhe shënime të shkurtra lidhur me Shefqet Krasniqin. “Ai i pati shokuar katolikët para dy vitesh kur pati deklaruar se “Nënë Tereza është pjesë e ferrit, sepse nuk ka qenë myslimane”, thuhet aty.
Të përballur me dyshimet rreth të ftuarve të tyre, organizatorët e konferencës u kanë deklaruar gazetave zvicerane se “ne kemi ftuar personalitete të cilat përfaqësojnë botën islamike, pa i ndarë gjithmonë qëndrimet me ta”.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











