Shqipëria
Importet e veturave në Shqipëri: Dominon Koreja e Jugut
Koreja e Jugut me 20.4% të totalit qëndron në vend të parë në preferencat e qytetarëve shqiptarë. Më pas ndiqet nga Italia me 16.1%; Gjermania me 15.9%; Zvicra me 9.1%; SHBA me 7.8% dhe Kina me 7.3%
Tregu i automjeteve në Shqipëri po njeh një zgjerim të dukshëm.
Sipas Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjatë periudhës Janar-Maj 2025 janë regjistruar 38,028 mjete të reja, ku ndër të cilat 81.2% e totalit janë autovetura.
Këto të dhëna tregojnë një rritje prej 102% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Përsa i përket origjinës së mjeteve, Koreja e Jugut me 20.4% të totalit qëndron në vend të parë në preferencat e qytetarëve shqiptarë. Më pas ndiqet nga Italia me 16.1%; Gjermania me 15.9%; Zvicra me 9.1%; SHBA me 7.8% dhe Kina me 7.3%.
Po ashtu evidentohet një tendencë pozitive në drejtim të modernizimit të mjeteve. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, për periudhën Janar- Maj 2025 është rinovouar flota dhe janë regjistruar 6.786 mjete të gjeneratës së fundit, të kategorisë 0-3 vite. Kjo tregon një rritje prej 64% krahasuar me të njëjtën periudhë për vitin 2023, duke dëshmuar një rritje të ndërgjegjësimit të qytetarëve për përdorimin e mjeteve të sigurta, më ekonomike dhe më pak ndotëse për mjedisin.
Nga ana tjetër është vënë re dhe një rritje e çregjistrimeve të përhershme, ku janë larguar nga qarkullimi 3.137 mjete të vjetra ose 15% më shumë se në vitin 2024. Shpesh këto mjete kanë qenë të amortizuara me standarde të ulëta teknike dhe mjedisore.
DPSHTRR udhëzon të gjithë drejtuesit e mjeteve, si të rinj ashtu edhe ata ekzistues, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të kryejnë kontrollin periodik të mjeteve të tyre dhe përpara importit të automjeteve të reja.
Gjithashtu, për të gjithë qytetarët që planifikojnë të importojnë një mjet nga jashtë, DPSHTRR thekson nevojën për të kryer verifikimin e kategorisë mjedisore përpara se të realizojnë blerjen, në mënyrë që të shmangen kostot shtesë, apo problemet që lidhen me mosplotësimin e standardeve mjedisore.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












