Lajme
Inaugurimi i Donald Trump do të mbahet në ambiente të mbyllura, për herë të parë pas 40 vjetëve
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sot ka njoftuar se inaugurimi i tij do të bëhet brenda në Capitol Rotunda, për shkak të shqetësimeve se mund të ketë mot të ftohtë më 20 janar.
Ky ndryshim do të thotë se shumë më pak njerëz do të jenë në gjendje ta shikojnë momentin kur Trumpi bëhet zyrtarisht presidenti i 47-të i SHBA-së.
“Ka një shpërthim në Arktik që përfshin vendin. Nuk dua të shoh njerëz që mund të lëndohen në asnjë mënyrë. Janë kushte të rrezikshme edhe për dhjetëra mijëra forca të ligjit dhe qindra mijëra mbështetës që do të jenë jashtë për shumë orë më 20 janar (në çdo rast, nëse vendosni të vini, vishuni trash)”, shkroi ai në “Truth Social”, raporton CNN.
Përmes postimit ai ka theksuar se ish-presidenti Ronald Reagan u inaugurua në vitin 1985 në ambiente të brendshme për shkak të temperaturave nën zero.
“Ne do të hapim Capital One Arena të hënën për shikimin LIVE të kësaj ngjarjeje historike dhe për të pritur Paradën Presidenciale. Unë do t’i bashkohem turmës në Capital One, pas betimit tim”, shtoi ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











