Lajme
Inaugurohet ambasadorja Jacobson
Ambasadorja Jacobson ia dorëzoi letrat kredenciale presidentes Jagjaga, ndërsa tha se SHBA-të e kanë vend mikë Republikën e Kosovës
Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson u inaugurua të enjten si ambasadore e re e këtij shteti në Kosovë. Ajo ia dorëzoi letrat kredenciale presidentes Atifete Jagjaga, ndërsa tha se SHBA-të janë e kanë që e kanë vend mikë Republikën e Kosovës.“Për Republikën e Kosovës zhvillimi i marrëdhënieve shumë të mira dhe miqësia e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është qenësore në zhvillimin tonë si shoqëri dhe si shtet demokratik i të gjithë qytetarëve të barabartë, pa dallim”, tha presidentja Jahjaga.Përkrahja dhe ndihma e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas saj, vlerësohet lartë nga populli ynë në rrugën tonë të çlirimit, të pavarësimit dhe të shtetndërtimit. “Kosova është faktor paqeje dhe stabiliteti që zhvillon marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bilaterale me shumë shtete të cilat tashmë e kanë njohur pavarësinë e vendit”, tha më tej presidentja.Ndërsa ambasadorja Jacobson, duke folur në gjuhen shqipe dhe serbe tha se Kosova ka arritur përparime të jashtëzakonshme shumë sfera, që nga shpallja e pavarësisë. “Jam e bindur që duke punuar së bashku në partneritet, udhëheqësit e Kosovës mund të çojnë përpara sundimin e ligjit dhe të ndërtojnë një themel të fuqishëm për një të ardhme të begatshme, stabile e demokratike”, tha ajo.Ndryshe nga paraardhësit e saj në Ambasadën Amerikane, Tracey Ann Jacobson ka studiuar gjuhen shqipe dhe konsiderohet një albanologe e mirë.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës












