Kosova
Incidentet gjatë protestave në veri
Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar numrin e “sulmeve të milicisë fashiste” në veri të Kosovës që nga fillimi i protestave një javë më parë.
Sipas MPB-së, “dhuna dhe terrori i ushtruar nga milicia fashiste ka prodhuar numra të konsiderueshëm të akteve kriminale në veri gjatë këtyre ditëve”, përcjell albinfo.ch.
“Kaosi që kanë tentuar të krijojnë bandat kriminale të dirigjuara dhe të orkestruara nga Beogradi, kanë shkaktuar lëndime në njerëz, dëme materiale dhe tentim ndalimin e shprehjes së lirë e raportimit nga mediat. Nxitja e konflikteve ndëretnike nga individë kriminalë, ka qenë synim tjetër i tyre, i cili do të dështojë. Këto numra dëshmojnë që protestat nuk kanë qenë paqësore. Protestat nuk kanë qenë të qytetarëve. Protestat janë të milicisë fashiste”, thuhet në reagimin e MB-së.
Në njoftimin e lëshuar të premten nga kjo ministri janë shënuar 21 sulme ndaj mediave/gazetarëve, 6 zyrtarë të lënduar të Policisë së Kosovës, 30 ushtarë të KFOR-it të plagosur / 3 me armë zjarri, 2 qytetarë të rrahur brutalisht, 2 vetura të djegura tërësisht të Policisë së Kosovës dhe 7 vetura të dëmtuara të Policisë së Kosovës.
Të premten e 26 majit, tre kryetarët shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut shkuan në zyrat e tyre në objektet e komunave, kjo prodhoi edhe kundërshtim nga serbët, ku pati edhe përplasje mes policisë dhe protestuesve, e pastaj edhe me pjesëtarëve të KFOR-it.
Njoftimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme:
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël Sipas Travailsuisse, në shumë raste, rritjet kanë mbetur në 0.2 deri në 0.5 për qind... -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare










