Kosova
Industria kosovare e përpunimit të drurit, një histori suksesi që prezantohet në Zvicër
Aktiviteti i organizuar në Zurzach AG nga Platforma Mediale albinfo.ch Print &Online është realizuar në kuadër të projektit “Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes” – FEGO, i cili implementohet nga Swisscontact, në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt, përmes Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës
Mes shumë gjërave që dallojnë Ferizajn e pas luftës, është zhvillimi i hovshëm i industrisë së përpunimit të drurit. Fjala është për dhjetëra biznese të vogla e të mesme që kanë “shpërthyer” gjatë këtyre njëzet vitet e fundit, në qytet dhe në fshatrat e tij për rreth, të cilat kanë bërë emër për cilësinë e prodhimeve të tyre, kryesisht të orendive shtëpiake, por edhe të dyerve, dritareve, shkallëve etj.
Ekzistimi para viteve `90 të shekullit të kaluar i një fabrike të suksessshme për përpunimin e drurit (Tefik Çanga) si dhe tradita popullore e përpunimit artizanal të drurit janë bazat që kanë mundësuar këtë sukses në këtë regjion.
Një prezantim i prodhuesve të kësaj dege ekonomike që u bë dje në Zurzach (AG) të Zvicrës, organizuar nga platforma mediale albinfo.ch online dhe print ka shërbyer si pasqyrë e këtij zhvillimi.
Përfaqësues të rreth tridhjetë kompanive, shumica dërmuese nga Ferizaj, kanë ardhur në Zvicër për të sjellë edhe këtu lajmin e mirë për cilësinë e prodhimeve të tyre. Ata kanë pasur mundësinë të komunikojnë me përfaqësues biznesesh perkatëse të shqiptarëve të Zvicrës, për të shkëmbyer ide dhe eventualisht për të lidhur marrëveshje bashkëpunimi me to. Një ditë më parë, në kuadër të vizitës në Zvicër, grupi në fjalë ka vizituar disa ndërmarrje në pronësi të shqiptarëve në Zvicër, që veprojnë me mjaft sukses në këtë industri.
Aktiviteti në Zurzach si dhe e gjithë vizita është realizuar në kuadër të projektit “Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes” – FEGO, i cili implementohet nga Swisscontact, në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt, përmes Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës.
Në hapjen e aktivitetit, Sevdail Tahiri, drejtor i platformës mediale albinfo.ch online dhe print, ka thënë veç tjerash se “albinfo.ch ka përkrahur vazhdimisht prodhuesit nga Kosova, por dhe në përgjithësi produktet “Made in Kosova” duke i promovuar në Zvicër dhe gjetiu në diasporë. Në këtë kuadër hyn edhe ky event B2B, ku marrin pjesë rreth 30 ndërmarrje nga Kosova.
Prodhuesit e produkteve të drurit nga Kosova nuk është hera e parë që prezantojnë ofertat e tyre në Zvicër. Shumica prej tyre tashmë kanë depërtuar fuqishëm në tregun e ndërtimit në Zvicër. Kjo pasqyron cilësinë e produkteve «Made in Kosova» por edhe se po ndjekin trendet e fundit të prodhimeve të drurit. Platforma Albinfo si organizator i këtij eventi, ka qenë dhe është referenca kryesore në promovimin e prodhimeve të Kosovës në Zvicër”, ka thënë veç tjerash Tahiri.
Pastaj fjalën e kanë marrë prijësit e delegacionit nga Kosova, Balton Dergutit, Drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Ferizajt, Arieta Vula Pozhegu, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit. Për të vazhduar me nikoqiren e aktivitetit, zonjën Merita Pinta, në ambientet e së cilës (Residenz im Park, Zurzach) është mbajtur eventi, shefin e misionit të Konsullatës së Kosovës në Cyrih, Sami Kastrati, nënkryetarin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Rexhep Berisha dhe përfaqueses të organizatës Swisscontact, të cilët kanë folur për projektin FEGO.
Në fjalën e tij, z. Derguti ka folur për historikun e zhvillimit të kësaj dege industriale në Komunën e Ferizajt, duke vënë theksin edhe në mbështetjen që komuna i ka dhënë dhe po i jep këtij zhvillimi. Ndërsa zonja Vula Pozhegu ka shpalosur të dhënat konkrete lidhur me zhvillimin e industrisë së përpunimit të drurit në Kosovë, me specifikat që dallojnë atë. Ajo ka theksuar se kjo degë është në mënyrë të qartë më e suksesshmja në raport me degët tjera industriale, gjë që e tregon edhe pjesëmarrja më e madhe e saj në shifrat e prodhimit dhe të eksportit që ajo realizon.
Shefi i misionit të Konsullatës së Kosovës në Cyrih, Sami Kastrati ka përshëndetur mysafirët nga Kosova, duke përkujtuar se dega e përpunimit të drurit në Kosovë, jo rastësisht po tregon suksese viteve të fundit, duke u bërë faktor me rëndësi në eksportet kosovare në perëndim dhe sidomos në Zvicër. Ai ka thënë se marrëveshja e re për bashkëpunimin ekonomik Zvicër-Kosovë, krahas heqjes së detyrimit të vizave do tu japë edhe më shumë krahë këtyre zhvillimeve pozitive.
Në pjesën joformale të takimit, përpunuesit e drurit kanë bërë prezantimin e prodhimeve të tyre para partnerëve afaristë nga Zvicra përmes katalogëve dhe bashkëbisedimit aktiv, të mundësuar në kuadrin e aktivitetit.
Fotografe: Fiona Murtaj/albinfo.ch
E-Diaspora
-
Restoranti shqiptar “Illyria Grill” rikthehet në Schafisheim AG Pronari i restorantit, Musa Komani, nga Gjakova tregon për albinfo.ch se si ka marrë guximin të...
-
Kërkohej nga Italia si trafikant droge, kapet në Durrës 41-vjeçari shqiptar
-
Daily Telegraph: 1 në 50 shqiptarë në Angli është në burg
-
Kanada
Një serial i ri amerikan me aktoren shqiptare Lyra Xhoci
-
Naim Dina u zgjodh asamblist në qytetin Renens të Kantonit Vaud
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni zviceran bie nën 1 për qind për herë të parë në tre vjet Çmimet më të larta në horizont përfshijnë primet më të larta të sigurimit shëndetësor – këto...
-
Propozim për t’i bërë autostradat zvicerane më të shtrenjta për të huajt
-
Ushtarët zviceranë, në karantinë për shkak të norovirusit
-
Pas vendimit të BE-së, makinat elektrike mund të bëhen më të shtrenjta për klientët zviceranë
-
Misioni asteroid “Hera”, gati për t’u nisur me pjesëmarrjen e Zvicrës