Lajme
Infermierët gjermanë nuk duan vetëm më shumë rrogë, tregon një studim
Sipas një studimi të publikuar në Gjermani, infermierë, studentë të profesionit të kujdestarisë shëndetësore në Gjermani, nuk duan vetëm paga më të mira, ata duan edhe përmirësime të tjera që lidhen me jetën familjare, plane pune të qarta dhe lehtësim përmes digjitalizimit.
Ky studim, i cili u publikua nga Ministria Federale e Shëndetësisë, vë në pah se forcat e kujdesit shëndetësor në Gjermani dhe ata që janë në shkollim nuk dëshirojnë vetëm paga më të mira dhe më shumë personel.
Ata duan kushte më të mira, si harmonizimin me jetën familjare, kopshte e çerdhe për fëmijët, plane pune të qarta dhe më shumë lehtësime përmes digjitalizimit. Edhe në drejtim të klimës së punës dhe stilit të drejtimit është e nevojshme të bëhen përmirësime, bëhet e qartë në studim.
“Dëshira për një pagesë më të mirë, një mbulim personeli të orientuar nga nevojat e kujdesit shëndetësor dhe një pajisje më e mirë digjitale është e drejtë”, deklaroi ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach (SPD), transmeton DW, përcjell albinfo.ch.
Përditshmëria e punës në kujdesin shëndetësor është shumë e ndikuar nga faktori ekonomik. Askush nuk do të punojë në një intensitet të tillë, sidomos në kujdesin shëndetësor, është shprehur Lauterbach.
Ministri gjerman i Shëndetësisë ka kujtuar se Gjermania ka bërë hapa në drejtim të përmirësimit të pagesave, duke futur pagesën e detyruar në bazë tarifash në kujdesin shëndetësor afatgjatë. “Tani duhet të përmirësohen kushtet e punës”, ka thënë Lauterbach duke përmendur se federata po punon në drejtim të standartizimit të kushteve për matjen e personelit dhe digjitalizimit të sistemit shëndetësor. Pritshmëria është që kjo të ulë presionin e punës të personelit shëndetësor. Lauterbach kërkon që punëdhënësit të bëjnë më shumë për të mbajtur fuqinë punëtore të kualifikuar.
Pse e lënë profesionin infermierët?
Mbledhjen e të dhënave për vlerësimin e kushteve të punës nga vetë punonjësit e kujdesit shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë e kishte bërë me qëllim që të kuptoheshin arsyet se “pse forcat e kujdesit shëndetësor e lenë këtë profesion dhe cilat janë kushtet që e bëjnë më të pëlqyeshme punën”.
Për këtë arsye u pyetën 5500 punëonjës nga sistemi i kujdesit shëndetësor dhe të rinj në shkollim.
Paga mbetet një nga pikat kryesore për një vend atraktiv pune. Sidomos fillestarët dhe ata që janë shkollim shpresojnë për një pagesë më të mirë. Shumica dëshiron një vend pune më të digjitalizuar. 80% e të pyeturve duan një lidhje të mirë interneti. Kurse futjen e kartelës digjitale e dëshirojnë 75% e forcave të kujdesit shëndetësor. Edhe dokumentimi elektronik i pacientëve preferohet në masë të madhe. Ndërsa 90% duan personel të orientuar nga nevojat e kujdesit shëndetësor. Edhe harmonizimi i jetës së punës dhe asaj familjare luan rol të rëndësishëm për forcat e kujdesit shëndetësor.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, për të mbështetuar masa të tilla është krijuar një program i posaçëm.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord










